Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYQTARI

Gjyqtar austriak në ndeshjen Trepça ‘89 - Vikingur

Gjyqtar austriak në ndeshjen Trepça ‘89 - Vikingur


3 July, 2017 @20:09

Ndeshja kthyese e rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Vikingurit, do të drejtohet nga një gjyqtar austriak.

Drejtësia e kësaj ndeshjeje do të ndahet nga gjyqtari 36 vjeçar, Alexander Harkam, i cili deri më tani ka gjykuar 25 ndeshje ndërkombëtare dhe 97 ndeshje në Bundesligën austriake.

Ndeshja Trepça ‘89 - Vikingur do të luhet nesër (e martë) nga ora 18:00 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ndeshjen e parë e pati fituar skuadra nga Ishujt Faroe me rezultat 2-1.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League