SUKSES I REFERIT ANËSOR

Foto: FFK
Gjyqtari i Superligës në evropianin U17
2 May, 2019 @22:49
Gjyqtari i Superligës së Kosovës, Fatlum Berisha, ka kryer me sukses testet fizike në prag të Kampionatit Evropian U17 dhe kështu ka fituar të drejtën të gjykojë aty. Borozani.com
Euro U17 që mbahet prej 3 deri më 19 maj në Irlandë, ka pasur teste për gjyqtarë, derisa anësori i Kosovës, Fatlum Berisha ka kaluar Yoyo testin, Coda dhe Sprintin për të fituar të drejtën të jetë pjesë e kësaj gare futbollistike.