NISIN NË FUNDJAVË
Gjysmëfinalet e PlayOffit
14 May, 2019 @13:55
Garat e rregullta në Superligën e futsallit tashmë kanë përfunduar dhe dihen katër skuadrat të cilat do t’i vazhdojnë garat në “play-off”.
Në mesin e katër skuadrave që do të luftojnë për titull janë Prishtina, Liburni, Besa dhe Malisheva.
Kjo e fundit në fund të kampionatit të rregullt kishte pikë të barabarta me Pejën, por falë bilancit më të mirë në ndeshjet e ndërsjella e ka siguruar kalimin tutje.
Në gjysmëfinale të “play-off”-it, Prishtina do të luajë kundër Besës, derisa Liburni do të përballet me Malishevën. Seria e ndeshjeve të “play-off”-it nis në fundjavën e ardhshme.
Ndërkohë nga Superliga ka rënë Mitrovica, derisa pjesëmarrjen në elitën e futsallit për edicionin e ardhshëm e kanë siguruar Prishtina 01 dhe BB Llapi, që e kanë përmbyllur kampionatin në Ligën e Parë në dy pozitat e para.