Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIANCONERI

Gleison Bremer, përforcimi i Juventusit - kush është braziliani i ri?

Fotot: juventus.it

Gleison Bremer, përforcimi i Juventusit - kush është braziliani i ri?


21 July, 2022 @14:59

Me të shitur qendërmbrojtësin holandez të ekipit Matthijs de Ligt në drejtim të Bayernit të Munchenit, Juventus menjëherë ka mbushur pozitën e lënë zbrazët, duke njoftuar për ardhjen e re në skuadër, një brazilian i ri në ekip - Gleison Bremer.

Por, kush është Bremer, për të cilin Juventusi pagoi 41 milionë euro në llogari të rivalit lokal, Torino? E nga De Ligt 22-vjeç përfitoi 80 milionë!

Bremer 25-vjeçar është zëvendësues i de Ligtit, derisa ka bërë 110 paraqitje me Torinon në Itali, pasi që aty kishte arritur nga Atletico Mineiro në vitin 2018.

Gleison Bremer

Juventus i ka besuar atij kontratë 5-vjeçare! E kjo nuk është pa arsye nga bianconerët, pasi që braziliani u shpallë mbrojtësi më i mirë i stinorit të kaluar në Serie A!

Ai ka nisur 33 nga 38 ndeshjet e stinorit të kaluar te Torinoja kurse është i gjatë 188 centimetra. Parashihet të jetë një Chiellini i ri te Juventusi!


 
Të gjitha lajmet nga