TRANSFERE
Gnabry i pikëlluar për Alaba
19 June, 2021 @13:38
Serge Gnabry, anësori i klubit gjerman, Bayern Munich, është shprehur se është i pikëlluar kur pa se disa nga miqtë e ngushtë, që ai i konsideron, dëshirojnë të largohen nga Bayern Munchen.
Bëhet fjalë për David Alaba, Jerome Boateng dhe Javi Martinez, që është raporuar se ata kanë ikur dhe kanë lëshuar klubin gjerman.
Si duket kjo për anësorin e Bayern është e vështirë, pasiqë ai është shprehur se t’i thuash lamtumirë njërit që ka qenë bashkë me ty në lojë dhe keni qenë aq miq të mirë, kjo sipas tij është pra shumë trishtuese.
Por, nuk është vetëm Gnabry i pikëlluar me largimin e Alaba dhe të tjerëve. Sipas mediave gjermane, edhe drejtuesit e klubit të Bayern Munchen, skuadra duket se është mërzitur që David Alaba, Jerome Boateng dhe Javi Martinez u larguan të gjithë nga klubi.
Për Serge Gnabry, ishte e vështirë të kupohet kjo. : “Është një turp për mua kur njerëzit me të cilët unë jam shumë miq të ngushtë largohen nga klubi” tha Gnabry në një intervistë të fundit me SPOX. “Gjatë viteve ju thjesht mësoheni të jeni me djem si David, Jerome ose Javi, duke ndarë dhomën e zhveshjes me ta dhe duke bërë shumë së bashku privatisht. Jam shumë i trishtuar për këtë dhe do të më mungojë çdo ditë. ”
Kur flitet për daljen e Alaba dhe përceptimin se ai është ‘lakmitar’ për të marr një marrëveshje më fitimprurëse nga Real Madrid, Gnabry mendon se të gjithë duhet të jenë më të kuptueshëm, anipse ky i fundit kishte shfaqur një dozë dyshimi për këtë çfarë ka deklaruar.