Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGUROJNË LIGËN E KONFERENCËS

Golat e Zekës, ia sigurojnë pozitën e tretë dhe garat evropiane Gjilanit

Foto: SCGjilani/ fb

Golat e Zekës, ia sigurojnë pozitën e tretë dhe garat evropiane Gjilanit


20 May, 2023 @17:42

Duke parë ecurinë e mirë të Dukagjinit në xhirot e kaluara, Gjilanit i duhej së paku një pikë sot ndaj Llapit në Podujevë, ashtu që të sigurojë edhe matematikisht pozitën e tretë në renditje tabelare të Superligës, kështu që ekipi të garantojë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës përgjatë verës që vjen.

E futbollistët e Zekirija Ramadanit e arritën këtë falë golave të Mevlan Zekës në formë, i cili së pari neutralizoi epërsinë e llapjanëve të arritur në pjesë të parë me Selimin, që kishte shënuar bukur, e më pas me kokë duke u përgjigjur saktë në goditjen nga këndi i dha avantazh Gjilanit. Në fund, Llapi barazoi përmes një penalltie që u vërtetua prej referit kryesor përmes VAR-it, për përfundimtaren: Llapi 2-2 Gjilani [Trimror Selimi 26, Alef Firmino 87 - Mevlan Zeka 65, 80].

TABELA AKTUALE

Barazimi në këtë duel ia siguroi Gjilanit garat evropoiane prej pozitës së tretë në Superligë, pavarësisht se çka do të bëj ekipi në finale të Kupës së Kosovës. Gjilani tash ka 53 pikë nga 35 ndeshje, ku deri në fund të stinorit është vetëm edhe një duel dhe atë ndaj të posashpallurit kampion, Ballkanit.

Sa i përket Llapit, mbijetesën pa barazh e siguroi sot, pasi që Ferizaji u mposht nga mbrojtësi i titullit, Ballkani! Ekipi i Batatinës ka 43 pikë dhe është i shtati në renditje pas 35 xhirove.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga