SULMUESI I KOMBËTARES
Goleada e Gashit, vazhdon
7 March, 2015 @21:51
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, është në formën e tij më të mirë të mundshme para ndeshjes me Armeninë në fund të këtij muaji.
Ai sot ka shënuar edhe dy gola tjerë për ekipin e tij, Basel, për të mposhtur Thunin ku luan Berat Sadiku.
Gashi tashmë kryeson i vetëm në listën e golashënuesve të Zvicrës me 16 gola, para Sadikut që ka 9 të shënuara.
Gashi është shpallë lojtari më i mirë i vitit 2014 në Zvicër.
Video
Golat e Shkëlzen Gashit ndaj Thunit
Kushtojini vëmendje posaçërisht golit të parë të Shkëlzen Gashit, që ka befasuar shumëkë për saktësinë dhe vendosmërinë e tij që ti shkojë deri në fund akcionit