TOTTENHAM
Kane, vendos
7 March, 2015 @20:34
Sulmuesi i ri anglez që po shkëlqen këtë stinor në Premier League, Harry Kane, ka shënuar dy gola për ekipin e tij Tottenham Hotspur sot për të mposhtur Queens Park Rangersin.
Kane ka shënuar një gol në pjesë të parë dhe një tjetër në pjesë të dytë për të krijuar epërsinë 0-2, ndërsa e tëra që arritën vendasit, ka qenë shënimi i golit të nderit deri në fund të takimit.
Me këtë fitore, e dyta me radhë, Tottenham ka kaluar Southamptonin në tabelë për të dalë në vend të gjashtë të tabelës.
Me golat e sotëm, Kane tashmë është vetëm një gol pas sulmuesve lider të Premiershipit, Sergio Aguero dhe Diego Costa, që kanë nga 17 gola të shënuara këtë stinor.