COPPA ITALIA
Lazio me Berishën në portë, barazon
4 March, 2015 @23:17
Lazioja nuk ka arritur të sigurojë fitore në ndeshjen e parë si vendas në Olimpico ndaj Napolit.
Ndeshja e parë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ka përfunduar me barazim 1-1, derisa Lazio erdhi në epërsi përmes gol-makinës gjermane Miroslav Klose, që nuk njeh moshë, ndërsa napolitanët barazuan përmes të transferuarit nga Sampdoria, Manolo Gabbiandini.
Etrit Berisha, portieri i kombëtares shqiptare, ka mbrojtur sonte portën laciale.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet pas një muaji, më 8 prill në San Paolo të Napolit, ku pritet të përcakohet finalisti i Kupës së Italisë.
Çiftin tjetër gjysmëfinal e përbëjnë, Juventus-Fiorentina, që ndeshjen e parë e luajnë në Juventus Stadium nesër.