KORÇË
Skënderbeu triumfon ndaj Tiranës
4 March, 2015 @19:15
Futbollisti nga Kosova, Bernard Berisha, fitoi një penallti në pjesë të dytë të ndeshjes, për ta realizuar atë kapiteni i korçarëve, Blendi Shkëmbi, që solli fitoren e madhe të Skënderbeut ndaj Tiranës në derbin e xhiros së Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë e ndeshjes kaloi pa gola, derisa pas golit të kampionit në fillim të pjesës së dytë, Tirana provoi më shumë, kryesisht përmes Gjergj Muzakës, por më kot.
Skënderbeu kalon në pozitë të dytë të tabelës së klasifikimit duke arritur kuotën e 51 pikëve, një më pak se Kukësi lider, derisa Tirana bie në poztën e tretë duke mbetur në 47 pikë.