KUKËS
Shpërthen Pejic, Kukësi mbetet lider
4 March, 2015 @19:05
Sulmuesi më i mirë i Kategorisë Superiore, kroati Pero Pejic, ka shënuar sot dy gola për Kukësin në fitore ndaj Teutës, për të mbajtur ekipin e tij lider të elitës së futbollit shqiptar.
Kukësi ka qenë në epërsi 1-0, kur mysafirët fitojnë një goditje indirekte brenda zonës për të barazuar në 1-1.
Kjo ka ‘nervozuar’ më shumë kukësianët të cilët pastaj kanë shpërthyer me gola duke shënuar edhe plotë katër herë në portën e durrësakëve për të fituar në fund 5-2.
Kukësi është lider i Kategorisë Superiore me 52 pikë, 1 më shumë se Skënderbeu.