SHKODËR
Vllaznia shkarkon Rainerin
4 March, 2015 @4:44
Vllaznia e Shkodrës i ka dhënë fund kontratës me trajnerin italian të ekipit, Baldo Raineri.
Me këtë, shkodranët që aktualisht janë në vend të shtatë të Kategorisë Superiore shqiptare, kanë emëruar trajnerin e ekipit shpresa, Luan Zmijani, si trajner të ri të skuadrës.
Baldassare Raineri 55 vjeç që erdhi me shumë pompozitet në Shkodër nuk arriti assesi të rregullojë problemet e shumta në ekip, që shfaqeshin edhe në lojë.
Italiani 52 vjeç bashkë me stafin e tij kanë pranuar ndërprerjen e kontratës nga Vllaznia dhe janë përshëndetur nga klubi, ka bërë të ditur tiranasja Panorama Sport.