WENGER
Mund të bëhemi nënkampionë
3 March, 2015 @14:35
Trajneri më me përvojë në Premier League, Arsene Wenger, ka thënë se ekipi i tij nuk ka fuqi që të garojë për titull kampioni këtë stinor.
Mirëpo, shikuar gjendjen tabelare, Arsenal mund të konkurrojë pozitën e dytë në tabelë.
“Për momentin nuk jemi askund sa i përket titullit në Premier League, as që jemi në garë për ‘të,” ka thënë Wenger transmeton Eurosport sot.
I pyetur se nëse ekipi e kap formën e mirë deri ku mund të shkojë, ‘ujku’ françez ka thënë:
“Nëse e pyetni një ekip që është pas nesh me 4 pikë, do të thonë se mund të na kapin në tabelë. Manchester City është 4 pikë përpara nesh dhe matematikisht është natyrisht shumë e mundshme që ne mund t’i kalojmë ata,” ka thënë mes tjerash Wenger.
Wenger gjithashtu ka konfirmuar se ekipit i është kthyer Aaron Ramsey dhe ai do të jetë pjesë e ekipit për në udhëtimin e vështirë në Loftus Road për ndeshjen e mesjavës, të nesërme, ndaj Queens Park Rangersit.
NDESHJET E RADHËS DHE TABELA AKTUALE