CHELSEA
Mourinho garanton për Terryn
3 March, 2015 @14:16
Trajneri karizmatik portugez i Chelseat, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se kapiteni i ekipit që e drejton ai, John Terry, do të qëndrojë edhe stinorin e radhës te Chelsea.
“Mund t’ju garantoj se Terry do të jetë lojtar i Chelseat edhe stinorin tjetër. E di shumë mirë çka më thotë mua lojtari e çka Bordi i klubit. Ai do ta ketë në tavolinë kontratën e re,” është cituar të ketë thënë Jose Mourinho para ndeshjes me West Hamin në konferencën e rregullt për shtyp.
Terry i është bashkuar radhëve të ekipit londinez në vitin 1998 dhe prej atëherë ka shënuar mbi 600 paraqitje për ekipin.
Terry 34 vjeç, së fundi ka shënuar golin e parë të ekipit të tij në finale të League Cup ndaj Tottenhamit, që i ka sjellur trofeun e parë të vitit Chelseat.