XHIROJA XVIII
Lideri pret Vëllaznimin
2 March, 2015 @15:31
Sot është përcaktuar orari i ndeshjeve të radhës së Superligës së Kosovës.
Lideri i Superligës, Ferronikeli, që startoi pranverën me fitore si mysafir ndaj Kosovës në Vushtrri, pret Vëllaznimin e Gjakovës të shtunën (7 mars), kur luhen edhe Prishtina-Trepça e Istogu-Drenica.
Të dielën (8 mars) në program janë ndeshjet Trepça’89-Kosova dhe Besa-Ferizaji, derisa të hënën (9 mars), Hajvalia pret Dritën.
Ndeshjet që do të kenë transmetim të drejtpërdrejtë në Supersport Kosova janë: Ferronikeli-Vëllaznimi, Trepça’89-Kosova dhe Hajvalia-Drita.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00 të ditë së caktuar.