E HËNJA STATISTIKORE
Të dhëna nga xhiroja XVII e Superligës
2 March, 2015 @11:01
Xhiroja e parë pranverore e Superligës solli ndeshje interesante, derisa asnjëra nga ato nuk përfundoi me barazim.
Fitoret
Pra në çdo ndeshje kishte fitues, ku tre prej tyre i takuan vendasve, derisa tre të tjerat u takuan mysafirëve.
Ndeshja me më së shumti gola ishte ajo hapëse e stinorit, Drita-Trepça’89, ku u shënuan 5 gola, derisa ato me më së paku gola ishin Drenica-Hajvalia dhe Trepça-Besa, që përfunduan me rezultat minimal dhe vetëm një gol të shënuar.
Lëvizjet
Ngritjet më të rëndësishme në klasifikim këtë xhiro i kanë bërë Prishtina, në pjesë të epërme dhe Ferizaji nga pjesa e poshtme e tabelës.
Derisa Trepça është ngujuar në fund të klasifikimit, e Ferronikeli po vazhdon me formë të mirë.
Fitoret më të thella këtë xhiro i shënuan dyshja kryesuese, Ferronikeli dhe Prishtina, me nga 2-0 dhe të dyja si mysafir.
Duelet e ndërsjella
Sa i përket përballjeve të ndërsjella, rezultatet qëndrojnë kështu, pas xhiros së XVII:
Trepça’89-Drita 3-0 XH. VI;
Drita-Trepça’89 3-2 XH. XVII;
Hajvalia-Drenica 1-0 XH. VI;
Drenica-Hajvalia 1-0 XH. XVII;
Istogu-Ferizaji 1-0 XH. VI;
Ferizaji-Istogu 2-1 XH. XVII;
Besa-Trepça 1-0 XH. VI;
Trepça-Besa 0-1 XH. XVII;
Prishtina-Vëllaznimi 1-1 XH. VI;
Vëllaznimi-Prishtina 0-2 XH. XVII;
Ferronikeli-Kosova 0-0 XH. VI;
Kosova-Ferronikeli 0-2 XH. XVII.
Përfituesit
Nga duelet e ndërsjella pas kësaj xhiroje përfituesja më e madhe del të jetë Besa e Pejës, që ka marrë 6 pikë nga kundërshtari i xhiros, Trepça.
Ndërsa pas Besës, Prishtina e Ferronikeli kanë kapur 4 pikë në total nga kundërshtarët e kësaj xhiroje.
Të tjerët, me bilanc, brenda fitore, jashtë humbje.
Golat
Në total, këtë xhiro u shënuan 14 gola në 6 ndeshjet e Superligës, derisa vendasit shënuan 6 e mysafirët 8 herë.
Shikuesit
Sa i përket shikuesve, në Gjakovë u mblodhën 3 mijë, në Vushtrri 2.5 mijë, në Gjilan 1.5 mijë, në Skenderaj 1 mijë, Ferizaj 500 dhe në Mitrovicë, 300.