FIORENTINA
Salah ndërpren serinë e Interit
1 March, 2015 @20:33
Fiorentina ka dalë fituese e ditës në Giuseppe Meazza, duke e mposhtur Interin në formë, me rezultat minimal.
Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin vjollcë nga Firenca e shënoi ish lojtari i Chelseat, Mohamed Salah, i cili shënoi në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes, pasi që hyri si zëvendësues.
Me këtë fitore, Fiorentina e Vincenzo Montellas ka arritur të ngritet në tabelë, duke dalë në vend të pestë, derisa Inter mbetet i teti në tabelë.
Xherdan Shaqiri u fut në lojë në pjesë të dytë nga trajneri i Interit, Roberto Mancini, mirëpo kësaj radhe ‘Shaqa’ nuk arriti t’i ndihmojë ekipit të tij për të shpëtuar së paku një pikë.