PEJANËT
Rexha sjell fitoren e madhe për Besën
1 March, 2015 @15:04
Besa e drejtuar nga Arbnor Morina ka arritur të dalë fituese në duelin e vështirë ndaj Trepçës së Mitrovicës, duke e mposhtur atë me rezultat minimal 0-1 me golin e shënuar nga Kastriot Rexha në minutën e fundit të takimit.
Ndeshja ka qenë gjatë gjithë kohës shterpe, derisa nuk shihej ndonjë rast konkret në pjesë të parë të saj.
Me inkuadrimin në lojë të Fatih Karahodës në pjesë të dytë, pejanët treguan se e duan më shumë fitoren, që edhe në fund erdhi me anë të golit të Rexhës, që shënoi pas një tollovie në zonë të mitrovicasve.
Kjo fitore e çon Besën në pozitën e katërt të tabelës, derisa Trepça tashmë duhet të mendojë më seriozisht për këndellje, pasi ngujohet në fund të tabelës.