FITORE NË GJAKOVË
Prishtina del në pozitën e dytë
1 March, 2015 @14:56
Prishtina ka arritur të shënojë fitore në stadiumin e ‘nxehtë’ të Gjakovës, duke e mposhtur Vëllaznimin 0-2, me anë të golave të shënuar në 13 minutat e fundit të takimit.
Ekipi i Bylbyl Sokolit ka qenë edhe gjatë ndeshjes më i rrezikshëm sesa ai gjakovar, duke tentuar disa herë për të shënuar, derisa para se të shënohen golat rastin më të mirë e kishte Labinot Osmani, i cili përkundër se e kaloi portierin gjakovar, Altik Muhaxhiri, dhe shutoi, topin para vijës fatale e largoi Ylber Myrta.
Sidoqoftë, kur Vëllaznimi u hap më shumë kah fundi i ndeshjes, Prishtina shfrytëzoi këtë për të shënuar dy herë dhe për të dalë në vend të dytë të klasifikimit.