MIQËSORET E RADHËS
Kosova ndaj Eintrachtit dhe Werderit
2 March, 2015 @13:59
Federata e Futbollit të Kosovës në një njoftim të saj ka konfirmuar miqësoret që reprezentacioni i Kosovës do të zhvillojë ndaj ekipeve të Bundesligës gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen.
Kështu, Fraport Arena e Frankfurtit nga ora 19:00 e 24 marsit do të pret reprezentacionin e drejtuar nga Albert Bunjaki, derisa tre ditë më vonë, verdhekaltërit udhëtojnë për në Bremen për ndeshjen e caktuar në ora 18:00.