EMPOLI
Hysaj mund të përfundojë në Bundesligë
4 March, 2015 @5:49
Krahmbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, mund të përfundojë në Bundesligën gjermane, saktësisht te ekipi i Hannoverit.
Lajmin e ka bërë të ditur Panorama Sport në numrin e djeshëm, duke treguar se ai po vëzhgohet nga eprorët e Hannoverit si një mundësi e përforcimit të mbrojtjes së ekipit.
Empoli, nuk është se do ta ndalë Hysajn 21 vjeç të marrë rrugë drejt Bundesligës, por gjithsesi do të kërkojë 4 milionë eurot si dëmshpërblim për shqiptarin e ri dhe premtues që këtë stinor ka marrë lavdata të shumta për lojën e tij në Serie A.
Hysaj është gjithashtu i rregullt në kombëtaren shqiptare dhe vlerësohet mjaft nga trajneri i saj, Gianni De Biasi.