BESA - DRENASI

Goleadë në Pejë, Shpresim Zogu hat-trick, pikët i merr Drenasi
3 October, 2021 @17:33
Plot 5 gola janë shënuar sot në ndeshjen mes Besës dhe Drenasit në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës.
Goleada në fund u mbyll me rezultat 2-3 në të mirë të mysafirëve, të cilët në fund iu gëzuan pikëve të plota. Heroi i Drenasit në këtë takim ishte futbollisti Shpresim Zogu, i cili realizoi hat-trick.
Me këtë fitore, Drenasi ndodhet në vendin e katërt të Grupit A të Ligës së Parë, kurse Besa është e fundit në këtë grup momentalisht.
Golashënuesit e Besës do të plotësohen pas pak.