KOSOVA-TURQIA

BOROZANI
Goli historik dhe mbizotërimi turk
21 May, 2014 @18:56
Përfaqësuesja e Kosovës me golin e shënuar nga Albert Bunjaku në minutën e 35-të të takimit ka përmbyllur pjesën e parë në disavantazh prej një goli 1-2 ndaj Turqisë.
Turqit përkundër se pa i dhënë zor shumë, janë treguar kundërshtar shumë i fortë për përfaqësuesen tonë që duket pa ide në sulm, derisa një gol i shpejtë i shënuar nga Ahmet Ozek dhe një gol nga largësia i Bilal Kisa, kishin dhënë avantazhin dygolësh për kuqebardhët.
Sulmuesi Bunjaku do të hyjë në histori si golashënues i parë i Kosovës në një ndeshje ndërkombëtare, derisa Kushtrim Mushica përkundër disa mbrojtjeve të mira, do të njihet si portieri që ka pranuar golin e parë në përfaqësuesen tonë.