TAKIMI FFK-TFF

ffk
Demiroren premton mbështetje
21 May, 2014 @14:27
Në takimin e mbrëmshëm të krerëve të futbollit kosovar dhe turk, edhe njëherë është ritheksuar mbështetja e fuqishme e këtij vendi ndaj vendit tonë.
“Erdhëm të pikëlluar nga tragjedia në Soma, por sot jemi të lumtur në shtetin mik të Kosovës. Rrugëtimin tonë e nisi Ali Sen, që fatkeqësisht ka tragjedi familjare dhe nuk është në mesin tonë sot, i shprehim ngushëllimet atij. Po e përsëris, Turqia do ta ndihmojë Kosovën dhe FFK-në në rrugën e saj drejt arenës ndërkombëtare. Bashkë me mikun tim, Fadil Vokrri, do të bëjmë çmos që FFK-ja t’i arrijë synimet e saja,” ka thënë njëshi i futbollit turk, Yildirim Demiroren, në takimin e mbrëmshëm të zhvilluar në hotelin Swiss Diamond.