Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALUSHI

I sakti i përfaqësueses

BOROZANI/Erdis Driza

I sakti i përfaqësueses


21 May, 2014 @10:52

Mesfushori i Paderbornit, Enis Alushi, është treguar të jetë futbollisti më i saktë i përfaqësueses kosovare në testimin e bërë dje të përzgjedhësit Albert Bunjaki. 

Stërvitja e parë dhe e fundit e përfaqësueses së Kosovës ndaj Turqisë, e zhvilluar dje në Obiliq, ka nxjerrë 28 vjeçarin si më të saktin. 

Bunjaki i vendosi topat para futbollistëve në distancë 25 metërshe, të gjithë shutuan dhe vetëm tre goditën transversalen në tentim të parë: Enis Alushi, Kristian Nushi dhe Anel Rashkaj, kapiteni i përfaqësueses. 

Derisa Bunjaki vazhdoi me treshen, nga distanca më e largët se kjo, ka qenë Alushi që ia qëlloi përsëri duke marrë duartrokitje nga të pranishmit në stadiumin e KEK-ut dje. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga