ILIR DAJA

Goli i dytë do të na jepte qetësi
5 July, 2022 @23:42
Ilir Daja, trajneri i Ballkanit ka thënë se ekipi i tij do të mund ta fitonte këtë ndeshje lehtë, po të finalizonin rastet që i kishin.
Ai ka qenë i vetëdijshëm për përvojën e kundërshtarit, ndërsa ka theksuar disiplinën taktike të tyre, në atë që në fund përfundoi me barazim, Ballkani 1-1 Zalgiris.
“Ne luajtëm për herë të parë në garë evropiane dhe morëm barazim në një lojë të shkëlqyer. Rivali ka qenë i vështirë dhe shumë i disiplinuar taktikisht. Të vjen keq për rezultatin kur ke dominuar me shumë raste. Djemtë meritonin më shumë, për atë që shfaqën në fushë. Nëse do të finalizonim, do të shkonim drejt golit të radhës dhe do të merrnim qetësinë para ndeshjes në Lituani,” ka thënë ndër të tjera trajneri tiranas i Ballkanit.
Dueli i kthimit Zalgiris-Ballkani luhet në Vilnius të Lituanisë më 12 korrik.