Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - ZALGIRIS

Gripshi në histori, Ballkani debuton me barazim

Fotot: FFK

Gripshi në histori, Ballkani debuton me barazim


5 July, 2022 @23:10

Dueli i parë evropian në histori të ekipit suharkeas, KF Ballkani, u mbyllë sonte në Fadil Vokrri me barazim 1-1.

Kampioni i ri i Kosovës dhe ai i Lituanisë, Zalgiris, barazuan që në pjesë të parë, me golat e shënuara brenda 25 minutave lojë dhe këto dolën të ishin golat e vetme të ndeshjes, ndërsa edhe rezultati përfundimtar ishte 1-1 [Nazmi Gripshi 15 - Oliver Buff 25].

Ka qenë durrësaku Gripshi që hyri në histori të ekipit të Suharekës, duke shënuar golin e parë ndërkombëtar në një ndeshje zyrtare të ekipit, ndërsa goli i tij i bukur u neutralizua nga një goditje nga këndi e mysafirëve, ku Oliver Buff shënoi për barazim.

Ballkani kishte mori rastesh për të shënuar dhe për ta fituar ndeshje, por sa shiu, sa mungesa e përvojës dhe disa veprime jo mirë të matura të individëve në fushë - bënë që të mos arrihej fitorja.

Dueli i kthimit luhet më 12 korrik në Vilnius të Lituanisë, ku edhe do të përcaktohet ekipi që do të kalojë në rrethin e dytë kualifikues për Ligë të Kampionëve 22/23. Humbësi i ciftit, gjithashtu ka të siguruar pjesëmarrjen në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Në përgjithësi, pjesa e parë ishte më dominuese me raste për vendasit, ndërsa Ballkani zotëroi thuajse gjithcka, pos momentit të golit. E në pjesë të dytë përkundër insistimit lodhja dhe mospërvoja ndikuan në përfundimtaren, 1-1, pa gola tjera të shënuara deri në fund.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga