GRUPI A: PSG - CITY

Goli i parë i Messit, Parisi mposhtë Cityn
28 September, 2021 @22:57
Me fitoren e Parisit është mbyllur dueli mes dy skuadrave më të shtrenjta në botë, Parisit e Manchester Cityt.
Skuadra franceze takimin e sontëm ndaj kampionit anglez e mbylli me fitore 2-0, për ta marrë kështu kreun e Grupit A me 4 pikë pas 2 ndeshjeve të luajtura.
I pari në listën e golashënuesve në këtë takim u shënua mesfushori vendas Gueye, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 8’.
Më pas, plot raste për shënim patën të dyja skuadrat, por goli i dytë vonoi deri në minutën e 74’. E në atë minutë erdhi momenti i shumëpritur, goli i parë i Leo Messit me fanellën e Parisit.
Pas një kombinimi mjaft të bukur, Messi me një “trademark” goditje e gjeti cepin e rrjetës mysafire dhe kështu e vulosi fitoren e parisienëve sonte.
Në 5 ndeshjet e luajtura ndaj skuadrave që të drejtuara nga Pep Guardiola, Messi tashmë ka plot 7 gola dhe 2 asistime.
Pas dy ndeshjeve të para në Grupin A, Parisi e Club Brugge prijnë me nga 4 pikë, City ka 3, kurse Leipzigu vetëm 1.