GIANNI DE BIASI
Goli i pësuar, amatoresk
29 May, 2016 @23:01
Përzgjedhësi i përfaqësueses shqiptare, Gianni De Biasi, pas ndeshjes duke e komentuar lojën të cilën Shqipëria e fitoi ndaj Katarit 3-1, ka thënë se goli i pësuar në sekondat e para të ndeshjes ka qenë një ‘budallallëk’.
“Goditja e parë e dënimit dhe në vend që të luanim topin përpara, ne e kthyem pas dhe pësuam një gol amatoresk. Në këto ditë do të punojmë shumë, pasi që këto raste bëjnë dallimin në finalet e europianit,” ka thënë ai për mikrofonin e Supersportit.
ORARI I NDESHJEVE NË EURO 2016
Shqipëria përkundër se pësoi heret nga Katari dhe ra në disavantazh arriti të kthehet në lojë dhe të fitojë 3-1 në fund.
Më 3 qershor Shqipëria ndeshet me Ukrainën dhe merr rrugë drejt Francës për EURO 2016.