MEMO
Shqipëria kujton Katarin, 4 vite dallim
Dallimi kuqezi, 4 vite më parë dhe sot, para ndeshjes me Katarin
29 May, 2016 @10:56
Ka qenë mbrëmja e 22 majit të vitit 2012 kur kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit atëherë të ri të kombëtares, Gianni De Biasi, mposhtën Katarin 2-1 në miqësore.
Ndeshja zhvillohej në Madrid, në stadiumin e Rayo Vallecanos, ndërsa Elis Bakaj dhe Erion Bogdani nga penalltia i jepnin epërsinë 2-0 Shqipërisë, para se Yousef Ahmad të shënojë golin e vetëm për ekipin arab dhe rezultatin përfundimtar 2-1.
Nga 11-shja e Shqipërisë në atë ndeshje shikuar me sot, vetëm Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj, ende janë pjesë e 11-shes bazë. Të tjerët, s’janë më fare (hiç Orges Shehin).
Kurse, sa i përket rezervave nga ajo ndeshje, Armando Sadiku, Ansi Agolli dhe Andi Lila janë ende pjesë e kuqezinjëve.
4 vite të plota, prej një kombëtareje nën mesatare, në një kombëtare historike që arriti të kualifikohet për herë të parë në histori të veten në një Kampionat Europian.
Shqipëria do të debutojë më 11 qershor në EURO 2016 në përballje ndaj Zvicrës, kurse miqësorja e sotme ndaj Katarit është ndeshja e parafundit e saj.