KAMPIONI GODET
Ferronikeli merr goleadorin
28 May, 2016 @18:40
Kampioni i Kosovës në futboll, Ferronikeli, posa ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me golashënuesit më të mirë të stinorit në Superligë, Blerand Kurtishaj.
Kurtishaj që ka shkëlqyer këtë stinor te Trepça’89, duke shënuar 18 gola është përforcimi i ri i ekipit nga Drenasi, që pritet të luajë ndeshje kualifikuese në Ligë të Kampionëve këtë verë.
Tashmë prej Trepçës’89 janë larguar 3 lojtarë kyq të skuadrës.
Kurtishaj ka qenë golashënues më i mirë i Superligës edhe dy stinorë më parë.