KUPA E KOSOVËS
Prishtina europiane, fiton Kupën
28 May, 2016 @17:59
Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës në futboll dhe pjesëmarrëse nga Kosova në Europa Ligë.
Yll i ndeshjes është bërë afrikani Khalid Basid sot, që në kontaktin e parë të tij me top shënoi për barazim dhe vetëm 4 minuta më vonë i dha fitoren Prishtinës sot.
Drita kishte avancuar në pjesë të parë pas lojës maestrale të Xhevdet Shabanit që asistoi për Qëndrim Sejdiun, 1-0.
Mirëpo, në pjesën e dytë kur reagoi me zëvendësim trajneri i Prishtinës Fadil Berisha, duke e futur Khalidin në lojë, gjithçka ndryshoi në terren.
E kah fundi i ndeshjes, Drita më nuk kishte fuqi për të bërë më shumë dhe në fund, Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës, si dhe ka sigururar Europa Ligën.