SADAT PAJAZITI
Fondi i lojtarëve ndikoi
28 May, 2016 @18:18
I zhgënjyer pas ndeshjes ishte edhe trajneri i Dritës, Sadat Pajaziti. Ai ka thënë se pak fondi i lojtarëve, por pak edhe referimi i dha shtytje Prishtinës për të fituar Kupën e Kosovës.
“Ne filluam mirë dhe luajtëm mirë. Prishtina u motivua në pjesë të dytë, ndërsa edhe pse s’flas asnjëherë për referë, ata i dhanë një shtytje Prishtinës. Fondi i lojtarëve tonë është kaq, plus edhe lëndimet ndikuan, posaçërisht i Shqiprim Kelmendit dhe Prishtina shfrytëzoi gjithçka për të fituar, pasi që ka edhe bankë rezervë më të gjërë,” ka thënë Pajaziti pas ndeshjes.
Prishtina mposhti Dritën 2-1 në finale të Kupës së Kosovës.