FADIL BERISHA
S’mendoja për humbje
28 May, 2016 @18:34
Trajneri i Prishtinës, Fadil Berisha, ka qenë modest pas triumfit në Kupë. Ai ka ruajtur modestinë e tij edhe në deklaratën pas ndeshjes.
“Ka qenë lojë e vështirë. Raste nuk kishim në fillim, edhepse e patëm topin. Drita na dënoi shpejtë,” ka thënë fillimisht Berisha.
“Jo vetëm Khalidin, por edhe Kelmendin kur e kam futur në lojë - ndryshoi loja jonë,” ka shtuar ai.
“Sa i përket rezultatit, përkundër që kemi qenë në disavantazh asnjëherë nuk kam menduar për humbje. Së paku e dija që goli i barazimit do të vinte dhe të shkonim në vazhdime,” ka thënë Berisha pas ndeshjes.
Ai nuk ka dashur të flas për kontratën e tij, pasi që ka thënë se së pari do të ulet me kryesinë e pastaj të vendosin bashkërisht.
Trajneri Berisha është njeriu i stinorit te Prishtina, pasi që përveç fitores së Kupës, ai e shpëtoi ekipin edhe nga rënia.