KHALID ABDUL BASIT
Flet heroi i Prishtinës
28 May, 2016 @18:26
Pas fitores së Kupës, për mikfronin e Supersportit ka folur njeriu i ndeshjes, sulmuesi afrikan i Prishtinës, Khalid Abdul Basit.
“I falenderoj Zotit për ato moment. Isha në moment të mirë për të shënuar dhe kjo ka qenë më e rëndësishmja. Besoj se do të vazhdoj kontratën me Prishtinën dhe të fitoj më shumë minuta në lojë. Pas këtyre golave tash do të kem edhe më shumë motiv për të luftuar,” ka thënë Khalid pas ndeshjes.
Khalid ka hyrë si zëvendësues dhe ka shënuar dy herë për të përmbysur Dritën, ku Prishtina fitoi Kupën 2-1.