MIQËSORE
Spanja mposht Bosnjën
29 May, 2016 @19:48
Edhe pse me një skuadër eksperimentale, Spanja e ka mposhtur Kombëtaren Boshnjake të futbollit. Me 2 golat e Nolitos, spanjollët krijuan avantazh të dyfishtë, ndërsa epërsia u ngushtua me golin e Emir Spahic, lojtar i cili fillimisht shënoi dhe më pas u përjashtua nga loja me karton të kuq.
Pjesa e dytë nuk pati gola deri në çastet e fundit të takimit, kur Pedro shënoi golin e tretë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 3-1.
Spanja në Euro2016 ndodhet në grupin D me Çekinë, Kroacinë e Turqinë, ndërsa Bosnja nuk do të jetë pjesëmarrëse në këtë kampionat evropian.
Nolito 2nd Goal HD - Spain 2-0 Bosnia… by goalsdocumentary