PAS 10 VITESH FITOJNË

Brahim Diaz dhe Rafael Leao duke festuar golin/ Foto: ucl
Goli i shpejtë i Diazit, sjell fitoren e madhe për Milanin
14 February, 2023 @23:22
Brahim Diaz ka shënuar që në minutën e shtatë të ndeshjes, ndërsa Milan ka shënuar fitoren e parë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve pas 10 vitesh, për të ngjallë shpresat për cerekfinale, në ndeshje ndaj Tottenhamit.
Milan 1-0 Tottenham [Diaz 7]. Në pjesë të dytë rossonerët humbën edhe dy raste të mira, që mund t’i vajtojnë në ndeshjen e kthimit nëse Tottenham i drejtuar nga Antonio Conte do të përqëndrohet më shumë, për të çarë mbrojtjen e organizuar të ekipit italian.
Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e Milanit ndaj Tottenhamit në gara evropiane, kurse ndeshja e kthimit në Londër do të luhet më 8 mars.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar rastet dhe golin e ndeshjes