VIKINGUR - TREPÇA '89
Goli si mysafir, i jep shpresë 89shit
27 June, 2017 @21:52
Edhe pse kampioni i Kosovës Trepça ‘89 pësoi humbje në ndeshjen e parë në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve kundër Vikingurit me rezultat 2-1, me lojën që tregoi ka dhënë shpresë për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet me 4 korrik.
Golin historik për 89shin e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 39’ përmes një goditjeje fantastike në cepin e majtë të portës, ndërsa për skuadrën nga Ishujt Faroe shënuan G.Vatnhamar në minutën e 17’ dhe Lawal në minutën e 73’.
Duhet përmendur që skuadra mitrovicase, e cila zhvilloi lojë të mirë dhe pati plot raste për shënim por u penalizua për shkak të gabime në mbrojtje, në këtë takim ishte pa portierin Hajdini dhe mbrojtësin Sambou, të cilët pritet të rikthehen në ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet me 4 korrik me fillim nga ora 18:00, ndërsa për kualifikim mitrovicasve i mjafton një fitore 1-0.