Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAMFORD BRIDGE

Graham Potter, me kontratë afatgjate te Chelsea!

Graham Potter, me kontratë afatgjate te Chelsea!


8 September, 2022 @17:28

Trajneri i ri i Chelseat, pritur, u bë Graham Potter edhe zyrtarisht pak më parë nga klubi londinez. Drejtuesit e klubit të kaltër nga Londra i dhanë atij besim afatgjatë, duke nënshkruar kontratë 5-vjeçare me të.

PREZANTIMI

“Potter është njëri ndër trajnerët më eksitues në këtë lojë, që ka filluar karrierën në Suedi para se të sjell talentin e tij në Angli në stinorët e kaluar. Dyzeteshtatë vjecari është i shkolluar në disiplina përtej sportit dhe duke kombinuar përvojat, përafrimin përparues, zhvillon futbollin sulmues dhe fitues,” ka shkruar Chelsea në prezantimin e trajnerit të ri.

Chelsea nuk e nisi mirë stinorin në Premier Ligë, ndërsa u pa ndikimi i madh në mes të fushës që sillte Ngolo Kante, derisa ky i fundit i lënduar nuk po mund të ndihmojë ekipin.

Përkundër mbrojtësve të shtrenjtë të paguar në afatin kalimtar veror, Chelsea nuk gjeti rehatinë dhe së fundi me pësimin nga Dinamoja e Zagrebit në xhiron e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, Thomas Tuchel u shkarkua që të nesërmen në mëngjes.

REKORDI TE BRIGHTON

Me Potterin, Chelsea së paku do të synojë të arrijë TOP 4-shen e Premier Ligës, që garanton pjesëmarrje në Ligë të Kampionëve, ndërsa me ambiciet dhe punën e treguar së fundi te Brighton & Hove Albion, trajneri në fjalë tash do të ketë një sfidë tjetër “në një klub kaq të madh” sic e quajti vetë ai.

Kujtojmë, Potter ka arritur të shkruajë historinë e Brightonit, duke u mundësuar atyre përfundimit më të lartë të një stinori në Premier Ligë stinorin e kaluar, kur ekipi përfundoi në pozitën e nëntë të elitës së futbollit anglez.

Chelsea pagoi rreth 20 milionë euro dëmshpërblim në drejtim të Brightonit për të prishur kontratën e trajnerit, kështu që ta bëj atë për vete.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League