RENOVIME KONTRATASH TE LIPJANASIT

Lavdim Grainca, pasi që vazhdoi kontratën me klubin/ Foto: FCUlpiana/ fb
Grainca, lojtari i shtatë që vazhdon me Ulpianën
14 June, 2023 @13:59
Pas Gentian Eminit, Emir Baftiut, Liron Tashollit, Elvis Ahmetit, Lavdim Gashit dhe Agon Ismajlit, edhe Lavdim Grainca ka vazhduar kontratën me Ulpianën e Lipjanit, që garon në Ligën e Parë Grupi B.
Ekipi i Ulpianës ka bërë të ditur sot se Grainca ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me skuadrën, ndërsa bashkë presin që të arrijnë objektivat e vendosura. Ulpiana edhe në stinorin që vjen do të drejtohet nga trajneri Emin Bajrami.
Në stinorin 2022/23 Ulpiana përfundoi e dyta në Ligën e Parë Grupi B, duke kërkuar mundësinë për Superligë përmes barazhit, mirëpo që në duelin e parë të barazhit ndaj Lirisë u eliminua, pasi që pësoi 3-1!◼️