GATI PËR KUQEZINJTË
Grezda merr pasaportën
16 May, 2016 @17:52
Futbollisti i talentuar, Eros Grezda, tashmë është i gatshëm për ekipin kombëtar.
21 vjeçari sot është pajisur me pasaportë të Shqipërisë dhe do të mund të luajë edhe në ndeshjet zyrtare me kuqezinjtë.
Grezda ka debutuar me ekipin U21 të Shqipërisë në miqësoren kundër Rumanisë në gusht të 2014-ës, por për shkak të dokumentacionit nuk ka mundur të luajë në ndeshjet zyrtare, megjithëse në grumbullimet e fundit të U21 ishte edhe ai ndër të ftuarit.
Futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit, këtë stinor ka shënuar nëntë gola dhe katër asistime në kampionatin kroat.