DONIS AVDIJAJ
Avdijaj, në planet e Schalkes
16 May, 2016 @17:15
Sulmuesi i ri 19 vjeçar, Donis Avdijaj, i cili këtë stinor ishte i huazuar te skuadra austriake Sturm Graz dhe pati paraqitje të mira duke luajtur në 25 ndeshje dhe realizuar 3 gola dhe 7 asistime në kampionat, do të jetë në planet e Schalkes për stinorin e ardhshëm.
Avdijaj, që ka kontratë deri në qershor të vitit 2019 me Schalken, do t’i kthehet stërvitjeve te ekipi gjerman, njofton mediumi i njohur gjerman, Bild.
“Kam pasur një bisedë me Christian Hiedel (Drejtor Sportiv në Schalke) dhe ai më ka njoftuar që jam në planet e klubit. Jam shumë i kënaqur që do të kem rastin dhe do të bëjë gjithçka që t’i përmbushi pritjet,” ka thënë Avdijaj.
Donisi ishte bërë i njohur për mediat gjermane dy vite më parë, kur klubi i Schalkes kishte bërë publike klauzolën në kontratë prej 49 milionë eurove për lirimin e tij.
Avdijaj shpesh herë ka treguar afërsinë e tij me kombëtaren shqiptare, për të cilën pritet të debutojë së shpejti.