GOAL MEDIA
TOP 10 transferet e stinorit 2015/16
Shkruan: Goal.com
16 May, 2016 @15:18
Pas përfundimit të 5 kampionateve më të vlerësuara në Europë, goal.com ka bërë analizën e 10 transfereve më të rëndësishme të këtij stinori.
Për më tepër shikoni renditjen dhe arsyetimet
10. Cedric BAKAMBU - Villareal
Cilësi e panjohur arriti në El Madrigal nga Bursaspor. Ndërsa 25 vjeçari e përfundoi stinorin me 22 gola të shënuara duke e çuar ekipin në pozitën e katërt dhe në gjysmëfinale të Europa Ligës.
9. Douglas COSTA - Bayern
Njeriu që u dëshmua menjëherë, duke u bërë njëri ndër më të dalluarit e Bayernit të Pep Guardiolës këtë stinor, me 25 gola në të gjitha garat.
8. Kevin de BRUYNE - Manchester City
55 milionë funta u paguan për te, ndërsa qindra pyetje u bënë se a ia vlen. 17 gola e 16 asistime është bilanci i tij për Cityn që siguroi Ligën e Kampionëve.
7. Mario GOMEZ - Besiktas
I lënë i lirë për huazim nga Fiorentina, gjermani me 25 golat e tij bëri Besiktasin kampion në Turqi pas sa e sa vitesh, ndërsa vetes ia siguroi vendin në EURO 2016 me Gjermaninë, duke u riftuar nga Joachim Low.
6. Vincent JANSEN - AZ Alkmaar
Talenti i panjohur 21 vjeçar i ardhur nga liga e dytë (Almere City), ka pasur ngritje maestrale në Eredivisie të Holandës duke shënuar 27 gola në stinorin debutues dhe duke arritur te debutimi në reprezentacionin e Holandës.
5. Hatem BEN ARFA - Nice
Rregullat e FIFAs nuk e lejuan regjistrimin e tij te Neëcastle deri në verë, ndërsa ai nuk harxhoi kohë për letra, për t’u rikthyer në Francë. 17 golat e tij çuan Nicen në Europa Ligë, ndërsa atij spekulimet për kalim te Barcelona.
4. Dimitri PAYET - West Ham United
Njëri nga lojtarët e shumtë të Olympique Marseille që ka arritur në Premier Ligë. Por, Payet ka ngjallur tërësisht Upton Parkun këtë stinor. Ai u vlerësua si njëri ndër goditësit më të mirë të gjuajtjeve të lira në Premier Ligë, duke shënuar 12 gola dhe asistuar në 15 të tjera në të gjitha garat për West Ham Unitedin, ndërsa hyri në listën e ngushtë të lojtarëve më të mirë të stinorit në Premier Ligë.
3. Paulo DYBALA - Juventus
Veçse me emër për talent prej se kishte arritur te Palermo, 22 vjeçari nuk ka dëshpëruar fare në Torino gjatë stinorit debutues të tij për kampionin italian duke shënuar 23 gola si dhe duke e zënë vendin standard në 11-shen e Bianconerëve.
2. Toby ALDERWEIRELD - Tottenham
Njëri ndër lojtarët më të dalluar të stinorit te Tottenham Hotspur ka qenë qendërmbrojtësi belg, që ka kaluar stinor impresiv në Londër. 13 ndeshje pa pranuar gol dhe një stinor që dërgon në Ligë të Kampionëve për Tottenhamin janë arritje e madhe, e belgu ka qenë ndër më meritori për këtë.
1. N’golo KANTE - Leicester City
Mesfushori i panjohur që as nuk u vërejt si përforcim në fillim të stinorit me 25 vjetët e tij u bë shpejt ndër më të vlerësuarit në Europë. Me 157 akcione të ndërprera si dhe 125 starte të sakta është i pari në Premier Ligë, kurse nuk mungoi debutimi dhe ftesa nga Franca për EURO 2016.