Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË RED BULL ARENA

Gvardiol lë në telashe Guardiolën

Gvardiol lë në telashe Guardiolën


22 February, 2023 @23:00

Mbrojtësi kroat i Leipzigut, Josko Gvardiol, ka shënuar në minutën e 70 të ndeshjes për ta lënë Manchester Cityn pa fitore në duelin e parë të së tetës së finales në RedBull Arena të Leipzigut, ku Leipzig - Manchester City u ndanë në barazim, 1-1 [Gvardiol 70 - Mahrez 27].

Epërsia e pjesës së parë të Man Cityt që erdhi përmes lojtarit më në formë të tyre në moment, Riyad Mahrez, u neutralizua 20-minuta para fundit të ndeshjes nga kroati, që me një kërcim gjigand, tundi rrjetën e Edersonit.

Më 14 mars, City do të provojë që të mos befasohet në Etihad, duke kërkuar çerekfinalen e garës. Përndryshe, ekipi i Pep Guardiolës ka pasur dominim të plotë gjatë pjesës së parë dhe në pjesë të dytë, hiq dhjetë minutat e gjermanëve derisa shënuan golin e barazimit.

Ekipi i Marco Roses në anën tjetër ka treguar se mund të qëndrojë, por edhe të befasojë kampionin anglez.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League