PORTAT E PAPREKURA
Hajvalia dhe Besa, skuadrat me mbrojtje të forta
6 May, 2016 @14:08
Hajvalia që gjendet në pozitën e dytë të tabelës dhe Besa, që është e pesta në klasifikim, janë skuadrat që në 15 ndeshje këtë stinor kanë dalë nga ndeshjet me porta të paprekura.
Portat e paprekura tregojnë një nivel më të lartë të mbrojtjes që pa marrë parasysh rezultatin, skuadrat tregojnë koordinim të madh dhe koncentrim për të mos pranuar gol gjatë 90 minutave.
Pas Hajvalisë dhe Besës, që janë dy të parat në listë, vinë Ferronikeli dhe Gjilani me nga 12 ndeshje portash të paprekura.
Ndërsa e fundit në klasifikim në këtë listë është Drenica, që brenda 29 xhirove ka kaluar vetëm në 6 ndeshje pa pranuar gol.