KISHNICË
Hajvalia vazhdon me fitore, mbetet lider
20 September, 2014 @18:08
Skuadra e Hajvalisë ka arritur që të shënojë edhe fitoren e radhës në Superligës, derisa forma e mirë e lojtarëve të udhëhequr nga Sunaj Keçi, po vazhdon.
Sulmuesi vushtrrias, Enis Zabërxha, ka qenë golashënues i vetëm i takimit ndërmjet Hajvalisë dhe Drenicës - që ka shënuar golin e vlefshëm për tre pikë dhe për fitoren e pestë të ekipit nga Kishnica.
Kjo është fitorja e katërt me radhë e kuqebardhëve të cilët po tregojnë formë të jashtëzakonshme në Superligë, derisa tani kanë arritur kuotën e 16 pikëve nga 18 të mundshme.
Pa marrë parasysh rezultatet e ndeshjeve të nesërme, Hajvalia do të vazhdojë të mbetet lidere e Superligës edhe më tej, derisa ata janë edhe ekipi që ka shënuar më së shumti gola aktualisht në Superligë, 16 dhe kanë më së paku të pranuara bashkë me Llamkosin, nga 4.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS