Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OUT

Hamburgu unik

Foto: EPA

Hamburgu unik


2 June, 2015 @9:39

Hamburgu ka fituar ndeshjen e Play-Outit ndaj Karlsruhes mbrëmë për të mbetur edhe stinorin tjetër në Bundesligë. 

Stinori dëshpërues i ekipit të vetëm në Gjermanië që asnjëherë nuk ka rënë nga Bundesliga - ka përfunduar me gëzim për futbollistët dhe stafin e ekipit në fund. 

Ndeshja e parë e zhvilluar në Hamburg përfundoi 1-1. Në ndeshjen e dytë Karlsruhe avanconte 1-0 deri në minutat shtesë të ndeshjes, kur kiliani Marcelo Diaz shënoi për të barazuar në 1-1 në minutën 90+1 për të çuar ndeshjen në vazhdime. 

Kjo këputi këmbët e Karlsruhes që pastaj në kohën shtesë pësoi edhe njëherë për 1-2, ndërsa nuk arriti as të shënojë penalltinë në fund të takimit. 

Kështu, Hamburg, pjesë e të cilit këtë stinor ka qenë edhe Valon Behrami, ka siguruar mbijetesën në Bundesligë edhe për një stinor, derisa vazhdon të ruaj rekordin unik - duke mos rënë asnjëherë nga elita e futbollit gjerman që nga viti 1963 kur u themelua si Bundesligë. 


Karlsruher 1-2 Hamburger All Goals and Full… by enteritament


 
Të gjitha lajmet nga