Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROACI

Hap i madh për Lirim Kastratin, transferohet te gjigandi kroat

Hap i madh për Lirim Kastratin, transferohet te gjigandi kroat


9 February, 2020 @12:06

Një hap i madh për Lirim Kastratin!

Sulmuesi nga Hogoshti raportohet ta ketë kompletuar transferimin e tij te Dinamo i Zagrebit, gjigandi i futbollit kroat.

Mediat më të besueshme kroate, germanijak.hr dhe sportske, e bënë të ditur këtë lajm, ndërsa në njoftim thuhet që Lirimi fillimisht do të mbetet te Lokomotiva e Zagrebit, skuadra e tij aktuale, si i huazuar deri në fund të këtij sezoni, për të shkuar më pas te Dinamo gjatë verës.

Marrëveshja mes palëve pritet të jetë 4-vjeçare.

Me 8 gola të shënuara, Kastrati momentalisht është golashënuesi më i mirë i Lokomotiva Zagrebit në elitën e futbollit kroat këtë sezon.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova