Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGIMI I RADHËS NGA "LIMAN GEGAJ"

Hasan Hyseni, ndahet nga Malisheva

Hasan Hyseni, ndahet nga Malisheva


28 June, 2022 @11:59

Njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të Malishevës në edicionin e kaluar, Hasan Hyseni, është ndarë me skuadrën në fjalë.

Njoftimin e ka bërë vetë Hyseni në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale, ndërsa i ka falenderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë aty.

Futbollisti i krahut ka pasur 31 paraqitje në edicionin e kaluar te Malisheva, derisa ka shënuar shtatë gola e tre asistime në total. Njëzetepesë vjecari më parë ka luajtur për Trepcën’89, Drenicën dhe A&N.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga