REPREZENTUESI I KOSOVËS
Herolind Shala transferohet në Norvegji
4 August, 2018 @16:49
Futbollisti i përfaqësues së Kosovës, Herolind Shala, është transferuar te skuadra norvegjeze, IK Start.
Lajmin e bëri të ditur vetë Shala nga llogaria e tij personale në facebook.
“Nga sot jam pjesë e skuadrës norvegjeze IK Start. Më bindi projekti i ri i klubit për të nënshkruar këtu. Shpresojmë se do t’i arrijmë objektivat”, ka thënë Herolindi.
26 vjeçari, së fundi ishte pjesë e skuadrës daneze Lyngby.